Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë
Vetëm edhe nëntë vendvotime kanë mbetur për t’u rinumëruar, para se ky proces të përmbyllet. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, deri më tash, janë rinumëruar 133 nga 185 vendvotimet e pëcaktuara për rinumërim, apo 93.66%. Rinumërimi ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa parashihet të përfundojë brenda dy ditësh. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të…
Lajme
Vetëm edhe nëntë vendvotime kanë mbetur për t’u rinumëruar, para se ky proces të përmbyllet.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, deri më tash, janë rinumëruar 133 nga 185 vendvotimet e pëcaktuara për rinumërim, apo 93.66%.
Rinumërimi ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa parashihet të përfundojë brenda dy ditësh.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në disa prej komunave është përcaktuar që të rinumërohen disa vendvotime.
Ky vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.
Në këtë akt nënligjor është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë për rinumërim.
Sipas KQZ-së, kjo masë kontrolli është paraparë për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi.