Çekia – Afrika e Jugut, formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 18:00, vëmendja e tifozëve të futbollit do të jetë e përqendruar te përballja mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut në Grupin A të Botërorit 2026. Të dy skuadrat hyjnë në këtë sfidë me nevojën e madhe për fitore, pasi pësuan humbje në ndeshjet e para të turneut. Çekia u mposht nga…

Sport

18/06/2026 17:19

Duke filluar nga ora 18:00, vëmendja e tifozëve të futbollit do të jetë e përqendruar te përballja mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut në Grupin A të Botërorit 2026.

Të dy skuadrat hyjnë në këtë sfidë me nevojën e madhe për fitore, pasi pësuan humbje në ndeshjet e para të turneut.

Çekia u mposht nga Koreja e Jugut, ndërsa Afrika e Jugut nuk arriti të marrë pikë ndaj Meksikës. Për këtë arsye, takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për vazhdimësinë e tyre në garë.

Çekia XI: Kovár; Holes, Hranác. Krejci; Coufal, Darida, Cerv, Sojka, Sadílek; Hlozek, Schick.

Afrika e Jugut XI: Williams, Mudau, Sibisi, Mbokazi, Modiba, Mokoena, Mbatha, Mofokeng, Adams, Maseko, Foster.