Kuvendi i Kosovës me fytyra të reja dhe rikthime: Tre deputetë “debutojnë”, disa kthehen pas disa legjislaturave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në bazë të këtyre rezultateve disa nga kandidatët për deputetë do të sigurojnë për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në legjislativ do të jenë: Osman Musliu,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në bazë të këtyre rezultateve disa nga kandidatët për deputetë do të sigurojnë për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në legjislativ do të jenë: Osman Musliu, Arton Konushevci, Valon Peci dhe Armend Baloku.
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga rikthimi i saj Vjosa Osmani ka siguruar ulëse në legjislaturën e re, teksa Albena Reshitaj do të kthehet sërish në Kuvend nga radhët e LDK-së, ndërsa Paris Guri do të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.
Aleanca ka siguruar 7 ulëse nga të cilat të gjithë kanë ‘shijuar’ postin e deputetit, ndërsa Teuta Haxhiu është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, pas mungesës në dy legjislatura.