Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Novobërdë,
Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë kanë bërë të ditur se rasti i raportuar më 17.06.2026 si vjedhje e një automjeti në fshatin Kufcë e Epërme nuk përbën elemente të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas veprimeve intensive operative dhe hetimore në terren, në…
Lajme
Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë kanë bërë të ditur se rasti i raportuar më 17.06.2026 si vjedhje e një automjeti në fshatin Kufcë e Epërme nuk përbën elemente të veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas veprimeve intensive operative dhe hetimore në terren, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, janë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk ka karakter penal.
Nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi ka ardhur si pasojë e mungesës së informacionit të plotë nga ankuesja lidhur me shfrytëzimin e automjetit tip Audi me targa vendore. Automjeti, sipas policisë, ishte marrë në shfrytëzim nga një familjar i saj në atë kohë.
“Gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar deri te raportimi i rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.