“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare, teksa shkruan se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu. Duke iu referuar shprehjes “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, ai thotë se kauzat, sado fisnike të jenë, mund të marrin…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare, teksa shkruan se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu.
Duke iu referuar shprehjes “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, ai thotë se kauzat, sado fisnike të jenë, mund të marrin drejtim të gabuar kur shkëputen nga realiteti dhe refuzojnë debatimin mbi faktet.