Hegseth paralajmëron Iranin: SHBA-ja mund të rikthejë “bllokadën e hekurt” nëse nuk zbaton marrëveshjen

Nëse Irani nuk i përmbahet kushteve të memorandumit, atëherë ShBA-ja është “më se e aftë të rivendos një bllokadë të hekurt”, thotë Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth. SHBA-ja kanë rënë dakord të heqin bllokadën detare e cila ka ndaluar anijet të udhëtojnë drejt ose nga brigjet e Iranit që nga prilli, si pjesë…

Bota

18/06/2026 14:01

Nëse Irani nuk i përmbahet kushteve të memorandumit, atëherë ShBA-ja është “më se e aftë të rivendos një bllokadë të hekurt”, thotë Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth.

SHBA-ja kanë rënë dakord të heqin bllokadën detare e cila ka ndaluar anijet të udhëtojnë drejt ose nga brigjet e Iranit që nga prilli, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar këtë javë.

“Nëse Irani nuk bën atë që thotë se do të bëjë”, që është të heqë dorë nga ambiciet e tij për armë bërthamore, atëherë Hegseth thotë se “departamenti i luftës është këtu dhe i përgatitur të rifillojë punën nëse është e nevojshme”.

Ai thotë se çdo veprim dhe negociatë ushtarake e ShBA-së do të jetë “e përqendruar” te armët bërthamore të Iranit, shkruan BBC.

Hegseth thotë gjithashtu se ka vende evropiane që janë “të përgatitura të ndërmarrin hapa” dhe të ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit.

Por ai i bën thirrje drejtpërdrejt Mbretërisë së Bashkuar që “të përparojë, të bëjë edhe më shumë, të shpenzojë edhe më shumë” – në veçanti, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndihmojë ShBA-në nëse ajo kërkon qasje në bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar dhe Diego Garcia.