Procesi i rinumërimit të votave në KQZ po ec shpejtë, rinumërohen mbi 86% të votave në Komuna të caktuara
Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, KQZ ka filluar rinumërimin e disa prej tyre. Deri tani, nga votat në komunat e caktuara për t’u rinumëruar, KQZ ka rinumëruar 86,36% të tyre. Për t’u rinumëruar janë caktuar gjithsej 66 vendvotime, ndërsa deri tani janë rinumëruar 47 prej tyre. Sipas rinumërimit të deritanishëm, VV ka…
Lajme
Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, KQZ ka filluar rinumërimin e disa prej tyre.
Deri tani, nga votat në komunat e caktuara për t’u rinumëruar, KQZ ka rinumëruar 86,36% të tyre.
Për t’u rinumëruar janë caktuar gjithsej 66 vendvotime, ndërsa deri tani janë rinumëruar 47 prej tyre.
Sipas rinumërimit të deritanishëm, VV ka marrë 34,16%, PDK 20,35%, AAK 5,17% dhe LDK 14,6%, ndërsa nga numërimi i plotë i rezultateve, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44%, LDK 16.69 dhe AAK 6.7%.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot ka filluar zbatimi i vendimit të KQZ-së për numërimin e vendvotimeve të ndryshme, nga të gjitha komunat e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Zgjedhjeve.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së thotë se ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.
Numri i vendvotimeve që sipas tij do të rinumërohen sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Podujevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skëndera (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%).
“Vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Në këtë akt nënligjor është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë për rinumërim”.
Kjo masë kontrolli sipas Elezit, është paraparë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi. /Lajmi.net/
