I mituri që vdiq në aksident në rrugën Carralevë-Komoran ishte nga Lipjani, Komuna shpreh ngushëllime
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen Maka, pasi është ndarë nga jeta djali i tyre i mitur, Hafir Maka. Siç ka njoftuar Komuna e Lipjanit, ai ishte nxënës i shkollës së mesme “Adem Gllavica”, në Lipjan dhe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në…
Lajme
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen Maka, pasi është ndarë nga jeta djali i tyre i mitur, Hafir Maka.
Siç ka njoftuar Komuna e Lipjanit, ai ishte nxënës i shkollës së mesme “Adem Gllavica”, në Lipjan dhe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën Carralevë-Komoran.
“Me pikëllim të thellë morem lajmin për ndarjen në moshë të re të djalit tuaj Hafir Lulzim Maka. Andaj në këtë ditë të vështirë për ju, më lejoni që në emërin tim personal dhe të institucioneve komunale të ju shpreh ngushëllime e mia më të sinqerta të gjithë juve familjarëve, personelit të shkollës, shokëve e shoqeve si dhe gjithë atyre qe e njohen Hafirin”, ka shkruar Komuna e Lipjanit. /Lajmi.net/