Projekti amerikan i gazit, Haxhiu: Nuk e kam parë fare (thirrjen amerikane për gazin) më vjen keq
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan. Duke folur për media, Haxhiu u përgjigj shkurtimisht kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.
Duke folur për media, Haxhiu u përgjigj shkurtimisht kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se nuk është në dijeni të thirrjes.
“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, deklaroi shkurtimisht ajo.
Ndryshe u.d Ambasadorja, Anu Prattipati, javë më parë ka dalë me editorial publik si thirrje që Kosova të përfshihet në projekte të gazit natyror.