Kuvendi jep tender 35 mijë euro për sigurimin e rreth 70 automjeteve zyrtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për sigurimin e automjeteve zyrtare, duke shpërblyer me kontratë kompaninë e sigurimeve EUROSIG SH.A. Sipas njoftimit për vendimin e autoritetit kontraktues, kontrata me titull “Sigurimi i automjeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës” i është dhënë EUROSIG-ut me ofertën prej 34,935.41 euro, e cila rezultoi…

Lajme

18/06/2026 11:30

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për sigurimin e automjeteve zyrtare, duke shpërblyer me kontratë kompaninë e sigurimeve EUROSIG SH.A.

Sipas njoftimit për vendimin e autoritetit kontraktues, kontrata me titull “Sigurimi i automjeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës” i është dhënë EUROSIG-ut me ofertën prej 34,935.41 euro, e cila rezultoi oferta më e favorshme në procesin e vlerësimit.

Në garë morën pjesë gjashtë kompani të sigurimeve. Pas shqyrtimit të ofertave, EUROSIG SH.A. u vlerësua si operator ekonomik i përgjegjshëm dhe i suksesshëm, ndërsa kompanitë e tjera u shpallën të pasuksesshme ose u eliminuan nga procedura.

Oferta e dytë më e ulët ishte ajo e kompanisë SCARDIAN J.S.C. në vlerë prej 38,575.29 euro, ndërsa ofertat e tjera varionin deri në 56,064.73 euro.

Numri i veturave që do të sigurohen nga ky tender janë 69.

Vendimi është marrë në kuadër të procedurës së prokurimit me numër 101-26-2397-2-2-1, ndërsa kontrata synon mbulimin me sigurim të flotës së automjeteve të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/