Krasniqi godet Osmanin: Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe rugovist edhe argat deri para disa muajsh i atyre që e shajtën ndër vite
Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka shkruar në lidhje me LDK-në dhe rezultatin e dobët që ka arritur kjo parti në këto zgjedhje. Ajo ka thënë se LDK është më e madhe se çdo interes personal, dhe sipas saj kur pritjet ndërtohen mbi spektakël e jo mbi organizim, rezultati e jep verdiktin pa emocione e…
Lajme
Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka shkruar në lidhje me LDK-në dhe rezultatin e dobët që ka arritur kjo parti në këto zgjedhje.
Ajo ka thënë se LDK është më e madhe se çdo interes personal, dhe sipas saj kur pritjet ndërtohen mbi spektakël e jo mbi organizim, rezultati e jep verdiktin pa emocione e pa arsyetime.
Rritjen nga 13 në 16 për qind, ajo e ka parë si shumë dobët.
“Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet. Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë. Në fund, bilanci është i ftohtë: pak vota më shumë në nivel vendi, e në disa bastione edhe rënie”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka thënë se në politikë nuk matesh me fotografi, duartrokitje apo rreth shokësh por me votë dhe sipas saj kur vota nuk e konfirmon premtimin, duhet përgjegjësi.
“Reforma nuk fillon nga poshtë. Reforma fillon nga lart. Nuk mund të kërkosh besim duke u sjellë si gjithçka është në rregull. Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe rugovist edhe argat deri para disa muajsh i atyre që e shajtën ndër vite. Nuk mund të qëndrosh në LDK me identitet të paqartë deri dje e sot të kërkosh besnikëri pa kushte”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka thënë se problemi nuk ka qenë kurrë te aktivisti por fillon kur lidershipi beson më shumë te fotografia e bashkimit sesa te besimi i strukturës.
“LDK nuk ka nevojë për iluzione fitoreje. Ka nevojë për respekt ndaj njerëzve që e mbajnë gjallë çdo ditë. Të gjithë bashkë të fillojmë punën për ndryshime rrënjësore për një LDK më të fuqishme, të përbashkuar rreth vizionit dhe jo interesave personale, sepse vetëm një LDK e fortë i ofron Kosovës stabilitet dhe të ardhme të sigurtë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: