Kërcënoi zyrtarët policorë, në pranga një person në Pejë

Të mërkurën rreth orës 00:45 është arrestuar një person në Pejë pasi kishte kërcënuar zyrtarët policorë. Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Stacioni policor, Pejë 17.06.2026 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me…

Lajme

18/06/2026 09:54

Të mërkurën rreth orës 00:45 është arrestuar një person në Pejë pasi kishte kërcënuar zyrtarët policorë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Stacioni policor, Pejë 17.06.2026 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.