Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet e liderëve të partive politike

Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë…

Lajme

17/06/2026 19:15

Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta është përmbyllur në orën 18:30.

Por sa vota kanë siguruar liderët e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit?

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje prin si i pari me 324,331 vota. Pas Kurtit renditet Bedri Hamza me 126,936 vota. Në vendin e tretë renditet Vjosa Osmani me 92,234 vota. Ndërsa Ardian Gjini ka siguruar 44,780 vota.