Gërxhaliu: Në fushatë është folur gjithçka, fare për ekonomi
Ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar mungesës së vëmendjes në sektorin e ekonomisë gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Gërxhaliu tha se ekonomia dhe aspekti social është edhe obligim moral, teksa shtoi se parametrat e fundit ekonomik tregojnë për inflacion të lartë, rënie të investimeve kapitale dhe…
Lajme
Ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar mungesës së vëmendjes në sektorin e ekonomisë gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Gërxhaliu tha se ekonomia dhe aspekti social është edhe obligim moral, teksa shtoi se parametrat e fundit ekonomik tregojnë për inflacion të lartë, rënie të investimeve kapitale dhe ikje të qytetarëve nga Kosova.
“Është mjerimi më i madh që në tërë kampanjën zgjedhore është bisedu për çdo gjë, por më së paku ose fare për ekonominë. Duhet të kuptohet që ekonomia dhe aspekti social është edhe obligim moral, mirëpo një gjë të tillë në Kosovë nuk janë duke e kuptuar. Definitivisht me këta parametra, me këtë inflacion, me këtë ikje me këtë rënie të investimeve të huaja, ku nga Kosova nuk po ikin vetëm qytetarët, po ikin bizneset, po ikën kapitali”, tha ai në klankosova.