Vdes gruaja e cila u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të Leshanit
Ka ndërruar jetë gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore në aksidentin e trafikut që ndodhi disa ditë më parë në rrugën Pejë–Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Rastin…
Lajme
Ka ndërruar jetë gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore në aksidentin e trafikut që ndodhi disa ditë më parë në rrugën Pejë–Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për lajmi.net.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin. /Lajmi.net/