“Fenomeni” me fjalë të mëdha për Messin pas hattrickut ndaj Algjerisë
Lionel Messi po dëshmon përsëri pse është një nga futbollistët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave. Hattricku i tij ndaj Algjerisë, ishte një historik pasi që “La Pulga” e barazoi rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë i Botërorit. Legjenda e futbollit, Ronaldo lavdëroi Messin pas kësaj paraqitje duke e quajtur si…
Sport
Lionel Messi po dëshmon përsëri pse është një nga futbollistët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave.
Hattricku i tij ndaj Algjerisë, ishte një historik pasi që “La Pulga” e barazoi rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë i Botërorit.
Legjenda e futbollit, Ronaldo lavdëroi Messin pas kësaj paraqitje duke e quajtur si më të mirin e të gjitha kohërave.
“Është koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se Messi është më i madhi i të gjitha kohërave. Sa herë që Messi shkel në fushë, gjithçka bëhet historike dhe elegante. Ai vazhdon të performojë çdo sezon + në Kupën e Botës, megjithatë ka ende njerëz që e dyshojnë”, deklaroi Ronaldo.