Paralajmërim nga humanisti Halil Kastrati: Persona të pandërgjegjshëm po keqpërdorin emrin e tij për mashtrime me para

Humanisti dhe drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online dhe kontaktet e rreme nga persona që po përdorin emrin dhe fotografinë e tij. Përmes një njoftimi, Kastrati ka bërë të ditur se persona të paautorizuar po kontaktojnë qytetarë duke u…

Lajme

17/06/2026 15:51

Humanisti dhe drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online dhe kontaktet e rreme nga persona që po përdorin emrin dhe fotografinë e tij.

Përmes një njoftimi, Kastrati ka bërë të ditur se persona të paautorizuar po kontaktojnë qytetarë duke u prezantuar në emër të tij dhe duke kërkuar mjete financiare.

Ai ka theksuar se as ai personalisht dhe as organizata “Jetimat e Ballkanit” nuk kërkojnë donacione përmes mesazheve private, telefonatave apo profileve jozyrtare.