Arrestohet në Prishtinë një person i dyshuar për tentim vrasje, Policia sekuestron armë zjarri

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje”, ndërsa gjatë operacionit ka sekuestruar edhe një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, pas dyshimeve për përfshirje në një rast të rëndë penal,…

Lajme

17/06/2026 15:19

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje”, ndërsa gjatë operacionit ka sekuestruar edhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, pas dyshimeve për përfshirje në një rast të rëndë penal, shkruan lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. /Lajmi.net/