Ish-deputeti i LDK-së shpërthen ndaj partisë: Po përgatitet koalicioni me Vetëvendosje, po caktohen edhe ministrat
Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Grainca, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se po përgatitet një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje. “Sekserët, grupet e interesit, lobistët e kompanive të energjisë dhe një pjesë e lidershipit të LDK-së paskan filluar t’i vardisen VV-së dhe ta përgatisin opinionin për…
Lajme
Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Grainca, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se po përgatitet një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Sekserët, grupet e interesit, lobistët e kompanive të energjisë dhe një pjesë e lidershipit të LDK-së paskan filluar t’i vardisen VV-së dhe ta përgatisin opinionin për një koalicion me të”, ka shkruar Grainca.
Ai ka shtuar se, sipas tij, kanë nisur edhe diskutimet për emrat e mundshëm në ekzekutiv.
“Madje, paskan filluar t’i emërojnë edhe ministrat, kryesisht ata që mund ta kalojnë filtrin e politbyros”, është shprehur ai.
Grainca ka ngritur pyetjen nëse anëtarësia e LDK-së do ta pranojë një zhvillim të tillë.
“A do ta lejojë anëtarësia e LDK-së edhe këtë fyerje? Turp!”, ka shkruar ai.