Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” kërkon kursim dhe përdorim racional

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. Nga kompania kërkohet që të shmanget përdorimi i ujit për larjen e automjeteve, mbushjen e pishinave, ujitjen e sipërfaqeve…

Lajme

17/06/2026 12:30

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Nga kompania kërkohet që të shmanget përdorimi i ujit për larjen e automjeteve, mbushjen e pishinave, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, si dhe për qëllime të tjera jo thelbësore.

KRU “Prishtina” thekson se përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, kompania rikujton se ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara gjatë 20 vjetëve të fundit duhet të kenë pompa të instaluara brenda objekteve për të siguruar furnizimin me ujë në katet e larta. Sipas obligimeve ligjore, KRU “Prishtina” garanton shtypje minimale të ujit prej 1.5 bar, përkatësisht deri në 15 metra lartësi.