Ndalohen për 48 orë tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre persona në Ferizaj janë ndaluar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë zhvilluar një kontroll, ku ka ndaluar tre personat me inicialet A.S(noter nga komuna e Vitisë), I.M nga Prishtina dhe F.N nga komuna…
Lajme
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre persona në Ferizaj janë ndaluar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë zhvilluar një kontroll, ku ka ndaluar tre personat me inicialet A.S(noter nga komuna e Vitisë), I.M nga Prishtina dhe F.N nga komuna e Dragashit, transmeton lajmi.net.
Tre persona dyshohen për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Ferizaj, 17 Qershor 2026- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Feriza,j për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një urdhër kontroll, ku me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, me incialet: A.S., – noter nga komuna e Vitisë, I.M.,- Prishtinë dhe F.N., – komuna e Dragashit, nën dyshimin e veprave penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndalimi i tre të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe pesë persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore./lajmi.net/