Aksident me fatalitet në rrugën Carralevë-Komoran, vdes i mituri që po drejtonte makinën

Një aksident i rëndë trafiku që ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Carralevë-Komoran. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet, dhe për pasojë ka vdekur një i mitur që po e ngiste…

Lajme

17/06/2026 10:52

Një aksident i rëndë trafiku që ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Carralevë-Komoran.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet, dhe për pasojë ka vdekur një i mitur që po e ngiste makinën.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur  është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/