Sveçla vesh stafin me para të shtetit: MPB me tender blen fanella, shorce e atlete sportive
Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka nënshkruar kontratë për furnizim me pajisje sportive në vlerë prej 870 eurosh. Kontrata përfshin 10 fanella sportive, 10 palë shorce, 10 palë çorape, stampime të personalizuara me emrin e institucionit dhe 10 palë atlete sportive. Derisa Kosova vazhdon të mbetet pa…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka nënshkruar kontratë për furnizim me pajisje sportive në vlerë prej 870 eurosh. Kontrata përfshin 10 fanella sportive, 10 palë shorce, 10 palë çorape, stampime të personalizuara me emrin e institucionit dhe 10 palë atlete sportive.
Derisa Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të konstituuara dhe qytetarët përballen çdo ditë me probleme ekonomike, Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla, ka gjetur kohë dhe mjete buxhetore për një prioritet tjetër, pajisjen sportive të stafit.
Më 15 qershor 2026, MPB ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 870 eurosh për furnizim me pajisje sportive, një tender ku ka pasur vetëm një ofertues dhe vetëm një ofertë të përgjegjshme.
“Furnizim me pajisje sportive. Data e nënshkrimit te kontratës: 15.06.2026 Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: ” DYQANI SPORTIV “. Vlera e përgjithshme e kontratës 870.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Kontrata përfshin 10 komplete të plota sportive, ku për secilin parashihen fanella sportive të markës Givova, shorce, çorape, stampime të personalizuara me emrin e institucionit dhe numrat sipas dëshirës, si dhe atlete futbolli, shkruan Demokracia.com.
Sipas specifikave teknike, fanellat dhe shorcet janë të destinuara për stërvitje sportive, ndërsa atletet përshkruhen si pajisje me materiale cilësore që ndihmojnë në ventilimin e djersës dhe mbajnë këmbën të freskët gjatë aktiviteteve sportive.

Dokumenti i tenderit tregon se pajisjet do të personalizohen me stampimin e logos së MPB-së në pjesën e përparme dhe emra apo numra në pjesën e pasme, duke e bërë furnizimin më shumë të ngjashëm me kompletet e një ekipi sportiv sesa me nevojat e një institucioni shtetëror.
“Shirt Givova One 100% poliester. Micro mesh 120 gsm; logo silikoni. Fanele shume e pershtatshme per training. E gathsme ne 16 ngjyra te ndryshme. SHORCE GIVOVA . 100% poliester. Micro mesh 120 gsm; logo silikoni. Shorts shume te pershtatshme per training. CORAPE GIVOVA 70% poliester. 15% pambuk. 15% elastan. STAMPIM PERSONALIZIM Stampim profesional me heat stamp, material cilesor, rezistent ndaj larjeve deri ne 40 grade celcius.. Printim perpara MPB dhe prapa Emer numer sipas dëshirës. Materiali: Pjesa e sipërme është e realizuar në Super fiber me cilësi të lartë, me shtim të perforimeve të vogla që ndihmojnë në ventilimin e djersës, në mënyrë që këmba e futbollistit të qëndrojë e freskët”.
