KQZ: Fillon numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postë. Që nga e premtja e 12 qershorit, kur ka filluar ky proces deri sot janë numëruar 215 nga 223 kuti votimi, apo gjithsej 96,41% i tyre, ku…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postë.
Që nga e premtja e 12 qershorit, kur ka filluar ky proces deri sot janë numëruar 215 nga 223 kuti votimi, apo gjithsej 96,41% i tyre, ku janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ.
Sot pritet që të përfundon numërimi edhe i 8 kutive të mbetura dhe kështu do të përmbyllet numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë këtij lloji të votimit, shkruan lajmi.net.
KQZ ka njoftuar se sot gjithashtu ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, që është mundësuar në 52 vendvotime me kusht, dhe ku janë evidentuar 8 mijë e 751 votues.
“Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues”, thuhet në njoftim.
Ata kanë njoftuar se votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maji deri me 6 qershor, ndërsa votimi me kusht dhe ai i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar të dielën me 7 qershor.
“Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë. Të dielën (14 qershor), KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981. Votimi me kusht është zhvilluar të dielën, më 7 qershor, në 38 Qendra të Votimit, nga një për çdo komunë, me gjithsej 52 vendvotime. Gjithashtu, edhe votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar të dielën, më 7 qershor, por ky lloj votimi është mundësuar jashtë vendvotimeve, në adresa të caktuara të votuesve të regjistruar dhe të evidentua për të votuar përmes ekipeve lëvizëse”, thuhet në njoftim të KQZ-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: