​Vritet në Poloni artisti rus, kritik i Putinit

Policia në Poloni po heton vrasjen e stilit ekzekutiv të artistit rus Semyon Skrepetsky (Robert Kuzovkov). Artisti rus që njihej si kritik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, u qëllua për vdekje të hënën në Biala Podlaska, rreth 40 km nga kufiri me Bjellorusinë. Sipas prokurorisë në Lublin, 44-vjeçari u qëllua pesë herë në kokë,…

Bota

17/06/2026 09:59

Policia në Poloni po heton vrasjen e stilit ekzekutiv të artistit rus Semyon Skrepetsky (Robert Kuzovkov). Artisti rus që njihej si kritik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, u qëllua për vdekje të hënën në Biala Podlaska, rreth 40 km nga kufiri me Bjellorusinë.

Sipas prokurorisë në Lublin, 44-vjeçari u qëllua pesë herë në kokë, gjoks dhe shpinë në një parking, rreth 600 metra nga konsullata bjelloruse. Dëshmitarët thonë se autori fillimisht qëlloi dy herë, më pas iu afrua viktimës së rrëzuar dhe shtiu edhe tre herë të tjera para se të largohej.

Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja dhe një plumb 9 mm, ndërsa është urdhëruar autopsia. Policia ka ndaluar dy shtetas bjellorusë pranë konsullatës, por roli i tyre ende po verifikohet, sipas BBC, përcjell KosovaPress.

Skrepetsky njihej për karikaturat satirike ndaj Putinit, liderit bjellorus Alexander Lukashenko dhe liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Lukashenkos dhe Kadyrovit dhe kishte jetuar në Poloni që nga viti 2021. Ai ishte parë së fundmi në një protestë në Berlin më 12 qershor, ku mbante piktura anti-Putin.