“Vjosës selam söyle”: Ish-deputetja e Vetëvendosjes “thumbon” ish-presidenten Osmani

Numërimi i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po shkon veçse drejt fundit. Kësisoj Vetëvendosje ka arritur që të marrë 53 mandate, 22 PDK-ja dhe 18 LDK kurse AAK-ja ka 7 mandate. E pas kësaj ka reaguar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka thumbuar ish-presidenten apo bartësen e listës së LDK-së,…

Lajme

17/06/2026 09:32

Numërimi i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po shkon veçse drejt fundit.

Kësisoj Vetëvendosje ka arritur që të marrë 53 mandate, 22 PDK-ja dhe 18 LDK kurse AAK-ja ka 7 mandate.

E pas kësaj ka reaguar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka thumbuar ish-presidenten apo bartësen e listës së LDK-së, Vjosa Osmani.

Madje ajo kërkoi që dikush ta njoftojë Osmanin për këtë zhvillim të fundit.

Ajo ka kërkuar që “selami” Osmanit t’i dërgohet në gjuhen turke.

“A mundet dikush ju lutem, Vjosës selam söyle”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/