Të shtëna me armë në Prishtinë, i dyshuari në arrati, shtiu disa herë në drejtim të një personi
Të shtëna me armë janë dëgjuar orët e para të së martës në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, në ora 01:27, një person ka njoftuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të tij, transmeton lajmi.net Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është në arrati. Gjatë bastisjes…
Lajme
Të shtëna me armë janë dëgjuar orët e para të së martës në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, në ora 01:27, një person ka njoftuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të tij, transmeton lajmi.net
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është në arrati. Gjatë bastisjes që i është bërë vendbanimit të tij është gjetur një pistoletë.
Raporti i plotë:
Prishtinë 16.06.2026 – 01:27. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri një herë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë. Është kontrolluar vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./lajmi.net/