Të shtëna me armë zjarri në veturën e një personi në Prishtinë, viktima dërgohet për tretman në QKUK
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur më 16 qershor, pak para mesnate në Prishtinë. Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës, shkruan lajmi.net. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar…
Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur më 16 qershor, pak para mesnate në Prishtinë.
Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës, shkruan lajmi.net.
Viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja, ndërsa është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë 16.06.2026-23:21. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport./Lajmi.net/