Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve, Kosova duhet të ecë drejt formimit të institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend pas procesit zgjedhor. Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është biseduar për pritjet lidhur me certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe për…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend pas procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është biseduar për pritjet lidhur me certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.
Ai po ashtu ka vlerësuar se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fazën e ardhshme të zhvillimeve politike.
Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në procese të ndryshme shtetndërtuese dhe zhvillimore. /Lajmi.net/