Vushtrri: Arrestohen katër persona për tentim vjedhjeje të naftës nga ekskavatori
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” në Vushtrri, pas një reagimi të shpejtë policor më 13 qershor 2026. Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Vushtrri, pas dyshimeve për tentim vjedhjeje në një punishte në zonën e hekurudhës. Njësitë policore, me…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” në Vushtrri, pas një reagimi të shpejtë policor më 13 qershor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Vushtrri, pas dyshimeve për tentim vjedhjeje në një punishte në zonën e hekurudhës.
Njësitë policore, me veprim të shpejtë, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë katër të dyshuar në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit, atyre u janë sekuestruar disa bidonë dhe një gyp plastik, me të cilët dyshohet se kanë tentuar të nxjerrin naftë nga një ekskavator, pasi më parë kishin hapur me forcë kapakun e rezervuarit.
Pas arrestimit, prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për “vjedhje të rëndë në tentativë”. /Lajmi.net/