“Institucionet nuk janë pronë private”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësi
Lëvizja Revolta është duke mbajtur një aktivitet simbolik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e transparencës për aplikimet për shtetësi të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij aksioni, janë vendosur edhe pankarta në mburojat para objektit të MPB-së. “Nuk ka shtet pa llogaridhënie”, “Heshtja e ministrisë është alarm”, “Institucionet nuk janë pronë private”,…
Lajme
Lëvizja Revolta është duke mbajtur një aktivitet simbolik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e transparencës për aplikimet për shtetësi të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij aksioni, janë vendosur edhe pankarta në mburojat para objektit të MPB-së.
“Nuk ka shtet pa llogaridhënie”, “Heshtja e ministrisë është alarm”, “Institucionet nuk janë pronë private”, thuhet ndër të tjera në këto pankarta, transmeton klankosovaZ
Aktivistët tentuan të linin “simbole” edhe në oborrin e ministrisë, megjithatë një zyrtar policor nuk i lejoi të njëjtit të bënin këtë veprim.
