Aksident në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ndërsa një person…

Lajme

16/06/2026 13:38

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Policia po heton rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/