Numërimi i votave nga diaspora: Rezultatet e deritanishme tregojnë epërsi të Vetëvendosjes

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka siguruar deri më tani 36.372 vota, ose 70.83 për qind të votave të…

Lajme

16/06/2026 12:15

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka siguruar deri më tani 36.372 vota, ose 70.83 për qind të votave të numëruara nga procesi i votimit me postë.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6.915 vota apo 13.47 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 4.359 vota, që përfaqësojnë 8.49 për qind të votave të numëruara.

Aleanca, ka siguruar 2.503 vota ose 4.87 për qind.

Numërimi i votave nga diaspora ende nuk ka përfunduar, pasi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon përpunimi i kutive të mbetura.

Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit. /Lajmi.net/