​Tentoi të hynte kundërligjshëm në Kosovë, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën Kufitare në Bërnjak, pasi tentoi të korruptonte policët që ishin ne detyrë. Sipas policisë, ai u kishte ofruar zyrtarëve policorë 30 euro me qëllim të hyrjes së kundërligjshme në Republikën e Kosovës. “Paratë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”, thuhet…

Lajme

16/06/2026 11:43

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën Kufitare në Bërnjak, pasi tentoi të korruptonte policët që ishin ne detyrë.

Sipas policisë, ai u kishte ofruar zyrtarëve policorë 30 euro me qëllim të hyrjes së kundërligjshme në Republikën e Kosovës.

“Paratë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.