Ndryshime në qarkullimin e trafikut në Ferizaj nga 18 qershori
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt ka njoftuar se nga 18 qershori 2026 do të hyjnë në fuqi ndryshime në rregullimin teknik të komunikacionit në rrugët urbane “Ahmet Kaçiku” dhe “Brigada 161”. Sipas njoftimit zyrtar, ky riorganizim synon përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, rritjen e sigurisë në trafik dhe menaxhimin më…
Lajme
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt ka njoftuar se nga 18 qershori 2026 do të hyjnë në fuqi ndryshime në rregullimin teknik të komunikacionit në rrugët urbane “Ahmet Kaçiku” dhe “Brigada 161”.
Sipas njoftimit zyrtar, ky riorganizim synon përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, rritjen e sigurisë në trafik dhe menaxhimin më efikas të fluksit të lëvizjes në këtë pjesë të qytetit.
Me rregullimin e ri, qasja e automjeteve në rrugën “Ilmi Hashani” dhe në rrugët anësore pranë qendrës tregtare “The Village” do të lejohet vetëm përmes rrugës “Brigada 161”. Hyrja nga rruga “Ahmet Kaçiku” nuk do të lejohet më, pasi kjo rrugë do të shfrytëzohet vetëm për dalje të automjeteve.
Nga ky ndryshim përjashtohen bizneset e ushqimit të shpejtë “KFC” dhe “Burger King”, për të cilat hyrja dhe dalja do të vazhdojnë të realizohen sipas qasjeve ekzistuese.
Autoritetet komunale kanë apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor dhe të përshtatin lëvizjen e tyre me rregullat e reja, në mënyrë që të sigurohet një qarkullim më i rregullt dhe më i sigurt për të gjithë. /Lajmi.net/