Vushtrri: Arrestohet një person i dyshuar për dhunim të një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00, dhe…

Lajme

16/06/2026 11:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00, dhe është iniciuar si vepër penale “Dhunim”.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Lajmi.net/