Dimal Basha s’merret me tragjedinë në autostradë, por me Përparim Ramën: Me reformën në drejtësi ti ke me shku letra prej burgut

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, gjatë një deklarimi që pati dje ka injoruar vdekjen e vazhdueshme nga mospastrimi i dheut në autoritaren “Ibrahim Rugova” dhe është marrë me Përparim Ramën, i cili dje e ka kritikuar Qeverinë për papërgjegjësi. Duke shkuar edhe më larg, Dimal Basha e ka kërcënuar me burgim të parin e kryeqytetit.…

Lajme

16/06/2026 08:58

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, gjatë një deklarimi që pati dje ka injoruar vdekjen e vazhdueshme nga mospastrimi i dheut në autoritaren “Ibrahim Rugova” dhe është marrë me Përparim Ramën, i cili dje e ka kritikuar Qeverinë për papërgjegjësi.

Duke shkuar edhe më larg, Dimal Basha e ka kërcënuar me burgim të parin e kryeqytetit.

Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar se pas reformës në drejtësi ai do të shkruan letra nga burgu.

“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.