Të dhënat e fundit nga votat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 93.63 për qind e votave. Ky ndryshim ka bërë që Partisë Demokratike të Kosovës t’i merret një mandat, duke e pozicionuar atë në Parlament me 22 deputetë, nga 23 që kishte. Aktualisht, procesi…

Lajme

16/06/2026 08:23

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 93.63 për qind e votave.

Ky ndryshim ka bërë që Partisë Demokratike të Kosovës t’i merret një mandat, duke e pozicionuar atë në Parlament me 22 deputetë, nga 23 që kishte.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve për dy partitë tjera kryesore në vend janë: LDK 19 ulëse dhe AAK 7 ulëse.