Përparim Rama i reagon Dimal Bashës: Jeni të paaftë dhe manipulues, fatkeqësi për këtë vend
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ushtruesit të detyrës së ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, pas deklaratave të fundit politike. Rama e ka akuzuar Bashën për paaftësi dhe manipulim, duke përdorur gjuhë të ashpër në reagimin e tij publik. “Jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ushtruesit të detyrës së ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, pas deklaratave të fundit politike.
Rama e ka akuzuar Bashën për paaftësi dhe manipulim, duke përdorur gjuhë të ashpër në reagimin e tij publik.
“Jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë.”, ka deklaruar Rama.
Reagimi i tij vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike mes përfaqësuesve institucionalë dhe atyre lokalë, të cilat janë intensifikuar pas debatit rreth gjendjes së infrastrukturës dhe aksidenteve në rrugë.
Derisa palët po vazhdojnë me akuza të ndërsjella, situata mbetet e tensionuar në diskursin politik publik. /Lajmi.net/