E kapi me forcë dhe i mori nga xhepi 200 euro, Policia arreston të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë, që kishte ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 02:20 të mëngjesit. Siç ka njoftuar Policia, në hyrje të një marketi në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, dy persona të panjohur e kishin sulmuar në hyrje të lokalit: njëri e kishte kapur…

Lajme

15/06/2026 16:08

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë, që kishte ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 02:20 të mëngjesit.

Siç ka njoftuar Policia, në hyrje të një marketi në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, dy persona të panjohur e kishin sulmuar në hyrje të lokalit: njëri e kishte kapur me forcë për krahu, ndërsa tjetri i kishte futur dorën në xhep duke i marrë 200 euro.

Pas veprimit, të dy kishin ikur me vrap. Rasti fillimisht u klasifikua si “grabitje”.

“Hetimet vazhduan për disa ditë, derisa më 15 qershor policia arriti të identifikojë, lokalizoj dhe arrestojë të dyshuarin R.K., mashkull 27-vjeçar nga fshati Tërne, Suharekë. Ai u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, vendosi që rasti të ri-kualifikohej veprën si “vjedhje e rëndë”. I dyshuari u ndalua për 48 orë. Ky rast tregon përkushtimin e policisë në zbardhjen e veprave penale dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë. Kjo mbetet një shembull i punës së vazhdueshme të policisë që shpesh zhvillohet larg syrit të publikut, por me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: