Policia në Gjakovë, për 5 ditë shqipton 306 gjoba dhe konfiskon 44 patentë-shoferë për shkak të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka intensifikuar aktivitetet policore në terren për të zbatuar planin operativ “përdorimi i telefonit”. Ky plan është realizuar në periudhën 10.06.2026 deri me 14.06.2026 dhe ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes, veprim i cili paraqet…

Lajme

15/06/2026 15:49

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka intensifikuar aktivitetet policore në terren për të zbatuar planin operativ “përdorimi i telefonit”.

Ky plan është realizuar në periudhën 10.06.2026 deri me 14.06.2026 dhe ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes, veprim i cili paraqet rrezik të konsiderueshëm për sigurinë në komunikacion.

“Gjatë zbatimit të planit, policia ka ndërmarrë masa preventive dhe ligjore ndaj kundërvajtësve. Si rezultat i këtij aktiviteteve të realizuara, janë shqiptuar 306 gjoba trafiku, ndërsa 44 patentë shoferi janë marr si masë mbrojtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme preventive dhe operative, me synim ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale”, ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: