Ekzekutohen 100 eurot për sektorin privat
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar nga 100 për punëtorët e sektorit privat. “Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, deklaroi Murati. Kurse për…
Lajme
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar nga 100 për punëtorët e sektorit privat.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, deklaroi Murati.
Kurse për studentët, Murati deklaroi se komisioni vlerësues po vijon punën derisa listat të jenë gati.
Murati tha se ndërkohë, “për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.”/Lajmi.net/