IKShPK: Për dy muaj, në Kosovë u konfirmuan 36 raste me fruth

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth. Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar10 raste në Ferizaqj, 8 në Prishtinë , 6 në Kaçanik, 3 në Fushë Kosovë, 2…

Lajme

15/06/2026 15:26

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar10 raste në Ferizaqj, 8 në Prishtinë , 6 në Kaçanik, 3 në Fushë Kosovë, 2 në Lipjan, 2 në Obiliq, 2 në Vushtrri si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.

“IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore. Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka thënë se vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik. /Lajmi.net/