Aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur orë më parë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Jabllanicë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura. Gashi po ashtu…

Lajme

15/06/2026 14:42

Katër persona janë lënduar si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur orë më parë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Jabllanicë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gashi po ashtu deklaroi se të lënduarit nga ky aksident po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, derisa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur./Lajmi.net/