Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ramadani: Të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri për mirëmbajtje të rrugës të dënohen

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë-Prishtinë, ku fatkeqësisht një grua ka humbur jetë ndërsa burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Në lidhje me këtë aksident, ka shkruar dhe ka publikuar pamje analisti Burim Ramadani dhe njëherit kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet e…

Lajme

14/06/2026 17:37

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë-Prishtinë, ku fatkeqësisht një grua ka humbur jetë ndërsa burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Në lidhje me këtë aksident, ka shkruar dhe ka publikuar pamje analisti Burim Ramadani dhe njëherit kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se “dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet” dhe të përgjigjet para drejtësisë.

“Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor! Lutem për jetën e të aksidentuarve! Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka përgëzuar qytetarët që ka thënë se i kanë dal në ndihmë emergjencave.

Në lidhje me rastin sot detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostraden Ibrahim Rugova në drejtimin Malishevë-Prishtinë ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsi”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: