Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 52-të të segmentit Prishtinë-Malishevë. Si pasojë e përplasjes së një veture në mbrojtëset anësore të rrugës, dy persona, një burrë dhe një grua – kanë mbetur të lënduar. Detaje për rastin ka dhënë, komandanti i njësisë së autostradës në Policinë e…

Lajme

14/06/2026 14:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 52-të të segmentit Prishtinë-Malishevë.

Si pasojë e përplasjes së një veture në mbrojtëset anësore të rrugës, dy persona, një burrë dhe një grua – kanë mbetur të lënduar.

Detaje për rastin ka dhënë, komandanti i njësisë së autostradës në Policinë e Kosovës, Ismajl Fejzullahu.

“Burri ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa për gruan ka qenë i nevojshëm intervenimi i zjarrfikësve. Sipas informacioneve të deritanishme, të dy janë me shenja jete dhe me vetëdije, dhe janë dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësor. Gruaja ka lëndime pak më serioze”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se njëri shirit i rrugës është bllokuar përkohësisht si pasojë e aksidentit, ndërsa pritet të zhbllokohet së shpejti.

Autoritetet po merren me rastin dhe hetimet janë në zhvillim.