Lista Serbe reagon pas arrestimeve për krime lufte: Po ushtrohet presion ndaj komunitetit serb

Lista Serbe ka reaguar ndaj aksionit të fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, ku u arrestuan pesë persona. Në reagimin e saj, partia serbe ka pretenduar se arrestimet përbëjnë një valë të re presioni dhe frikësimi ndaj serbëve që jetojnë në…

Lajme

14/06/2026 12:39

Lista Serbe ka reaguar ndaj aksionit të fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, ku u arrestuan pesë persona.

Në reagimin e saj, partia serbe ka pretenduar se arrestimet përbëjnë një valë të re presioni dhe frikësimi ndaj serbëve që jetojnë në komunat e Shtërpcës dhe Gjilanit. Sipas saj, veprimet e institucioneve të Kosovës po krijojnë ndjenjë pasigurie brenda komunitetit serb.

Lista Serbe thotë se ndjekja penale e personave që i konsideron të pafajshëm nuk përfaqëson drejtësi dhe nuk ndihmon në ndërtimin e paqes dhe besimit ndërmjet komuniteteve.

Në deklaratë është shprehur shqetësimi edhe për faktin se të arrestuarit, sipas tyre kanë jetuar për më shumë se dy dekada në Kosovë, duke qenë të qasshëm për institucionet dhe duke zhvilluar jetën e tyre familjare pa u fshehur.

Sipas Listës Serbe, veprimet e fundit janë të motivuara politikisht dhe synojnë stigmatizimin e komunitetit serb.

“Arrestimi dhe ndjekja penale e njerëzve të pafajshëm nuk është drejtësi. Veprime të tilla nuk sjellin paqe, por vetëm sa rrisin mosbesimin dhe tensionet”, thuhet mes tjerash në reagimin e Listës Serbe.