Kuota gjinore lë jashtë Kuvendit Bekë Berishën dhe Burim Ramadanin nga Aleanca

Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, nuk do të arrijnë të sigurojnë ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të votave të fituara. Sipas rezultateve dhe shpërndarjes së mandateve brenda listës së Aleancës, të dy kandidatët kanë marrë mbështetje të dukshme nga qytetarët, por…

Lajme

14/06/2026 11:51

Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, nuk do të arrijnë të sigurojnë ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të votave të fituara.

Sipas rezultateve dhe shpërndarjes së mandateve brenda listës së Aleancës, të dy kandidatët kanë marrë mbështetje të dukshme nga qytetarët, por nuk do të arrijnë të bëhen pjesë e Kuvendit për shkak të zbatimit të kuotës gjinore në ndarjen e mandateve.

Ky rregull ka ndikuar në renditjen përfundimtare të kandidatëve brenda listës së partisë, duke lënë jashtë dy emra të njohur të Aleanës, pavarësisht performancës së tyre në zgjedhje. /Lajmi.net/