Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në vend.
Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë lidhur me rastin dhe zhvillimet e operacionit. /Lajmi.net/