Policia në Gjakovë gjen një veturë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është identifikuar dhe sekuestruar një veturë me targa të huaja, e cila rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, kur njësitet relevante policore kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. “Njësiti relevant i…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është identifikuar dhe sekuestruar një veturë me targa të huaja, e cila rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 17:25, kur njësitet relevante policore kanë lokalizuar automjetin e dyshuar.
“Njësiti relevant i policisë me datën dhe kohën e lartcekur kanë gjetur veturën me targa të huaja e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli Gjerman. Me autorizim të prokurorit është sekuestruar përkohësisht vetura për procedurat përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, vetura është sekuestruar përkohësisht, ndërsa rasti po trajtohet në kuadër të procedurave përkatëse hetimore. /Lajmi.net/